Sa edhe të votohet sipas etnikumit, fati politik është i përbashkët

Robert Nesimi, kolumnë – “Çfarë tregojnë anketat”, Utrinski Vesnik
Sa edhe të votojmë sipas etnikumit, rezultati i zgjedhjeve varet nga fakti se si ka votuar tjetri. Sa edhe të mbahet politika sipas çelësit etnik,  është e përbashkët.

Pande Kolemishevski, kolumnë – “ Portreti i Frçkovskit nga viti 2002”, Dnevnik
Nuk mund të kritikohet për dëshirën e tij të jetë i pari në politikë. Për fat të keq të tij, me siguri edhe për shumë tjerë, mbeti vetëm  “ekspert”, posaçërisht  për tundje të ujit të kthjellët.

Erol Rizaov, kolumnë – “ Lindi dielli i dhjetorit”, Utrinski Vesnik
Gruevski dha  prognozë shumë të saktë se nëse nuk fitojmë datë për  negociata me BE, dielli në dhjetor prap do të lindi. Me të vërtetë lindi, edhe pse tani nuk po shihet nga ndotja e tepërt, por sidoqoftë, lindi.

Xhejson Miko, kolumnë –“ Më mirë të pritet hyrja se sa dalja”, Dnevnik
Jam i bindur se BE, më herët ose më vonë do të transformohet në diçka tjetër, ose do të rrëzohet nën rëndësinë e vet. Gënjehen ata që besojnë se kriza fiskale në BE ka mbaruar. Ajo sa po fillon dhe është më mirë të jesh jashtë Unionit.

Ljupço Popovski, kolumnë – “ Helmëtore”,Utrinski Vesnik
Mundet ti mbyllim të gjitha dritaret në Shkup, por kjo nuk do ta ndalon ndotjen. Politika e gaboi konceptin – zgjerimi i bulevardeve shkaktoi nxjerrjen e të gjitha automjeteve jashtë, e shteti e inkurajonte ngrohjen me dru.

Marjan Blazhevski, kolumnë – “ Shtriju  në të shtetit, puno pak privatisht”, Dnevnik
Mungesa e frymës ndërmarrëse ka të bëjë me kuptimet e vjetruara se puna e shtetit është më e mirë sepse ofron rrogë të sigurt në fillim të muajit, dhe me angazhimin jo të mjaftueshëm  të shtetit për promovim dhe stimulim të të rinjve për fillim të biznesit privat.

Petar Atanasov, kolumnë – “ Diktaturë demokratike”, Sloboden Peçat
Regjimi  ynë mësoi se si në mënyrë perfide të maskohet si demokratik, ndërkohë që nga brenda mbin diktaturë që kërkon dëgjueshmëri absolute nga të gjithë.

Lajme të ngjashme

Back to top button