Erdogan, organizon pritje për 250 persona që kanë lënë duhanin

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan me rastin e Ditës së jo-duhanpirësve, të martën në pallatin presidencial do të organizojë një pritje për më shumë se 250 persona nga pjesë të ndryshme të vendit, të cilët kanë lënë duhanin, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e të ftuarve, do të jenë edhe 20 persona të cilët gjatë turneut të tij në vend, i kishte parë duke pirë duhan, dhe të cilët pas bisedës me presidentin kishin vendosur për të lënë pirjen e duhanit.

Atëherë nga ata kishte kërkuar që në pakot e cigareve të shkruajnë emrin dhe datën. Këto fotografi të pakove të cigares do të ekspozohen në pritjen, ku do të marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë të Turqisë, Mehmet Muezzinoglu. Ministri do të mbajë një fjalim mbi efektet e dëmshme të duhanit.

“Kur shoh dikë me pako të cigareve në xhep apo me cigare në dorë, unë mendoj se si ai ta lë atë. Për më tepër, kërkoj të më premtojnë se do të lënë duhanin. Kur thonë se do të lë, ju them, ‘jo do ta lë, por e lash’. Nëse thotë se  ‘e lash’, atëherë kërkoj nga ai pakon e cigareve dhe kërkoj që të shkruaj emrin dhe datën”, tha presidenti Erdogan, i cili në vitin 2010 mori mirënjohje të veçantë në luftën globale kundër pirjes së duhanit.

Përndryshe, në Turqi në vitin 2008 është miratuar ligji që ndalon konsumin e cigareve në hapësira të mbyllura publike. Përveç kësaj, atëherë u vendos edhe ndalesa e reklamimit të cigareve, paraqitja e tyre në televizion, janë shtuar trajnimet për ngritjen e vetëdijes për rreziqet e duhanit dhe gjoba më të rënda për shkelësit e rregullave.

Në Turqi, aktualisht më pak se 27 përqind e njerëzve të moshës 15 vjeçare pinë duhan. Pritet që ky numër deri në vitin 2023 të bie nën 20 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button