Demarkacioni Kosovë-Serbi, tensionim i situatës

Përcaktimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, është një tjetër proces që pritet ta nisë Kosova në bisedimet në Bruksel.

Një tjetër proces demarkacioni pritet ta nisë Kosova. Përcaktimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë është paralajmëruar se do të jetë temë diskutimi në bisedimet në Bruksel, mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kjo ka ngjalluar reagime të shumta, sidomos nga partitë opozitare të cilët thonë se në momentin e përcaktimit do të rriten tensionet.

Profesori i gjeografisë, Shpejtim Bulliqi, njëherësh edhe deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se përcaktimi i vijës kufitare me Serbinë duhet të bëhet domosdoshmërish për t’i treguar Serbisë se Kosova është shtet I pavarur, edhe pse është shprehur skeptik se Kosova është e përgatitur për këtë proces.

Ai konsideron se duhet formuar një komision ekspertësh i cili paraprakisht do të duhej të punonte së paku një vit rreth kësaj çështje, njofton Tribuna Channel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button