Greqi, shpallen fituesit e tenderit për kërkime nafte dhe gazi

Së shpejti të hapen edhe ofertat për tenderin e 20 parcelave detare në detin Jon.
Ministria greke e Energjisë ka shpallur  fituesin e tenderit ndërkombëtar për kërkimet e naftës dhe gaziot në tre blloqe tokësore të Greqisë Perëndimore.

Ministri i energjisë, Panos Skourletis ka firmosur vendimet për kompanitë që janë përzgjedhur. Në bllokun Artë-Preveza dhe atë të Peloponezit veriperëndimor, Hellenic Petroleum, dhe në Etoloakarnani, Energan Oil & Gas S.S. Kjo kompani ka fituar më herët tenderin për kërkime në blloqet e Janinës dhe Katakolos.
Sipas ministrisë së energjisë, komisioni përkatës do të ftojë kompanitë fituese me qëllim finalizimin e kontratave.
Ministria bën gjithashtu të ditur se pritet të së shpejti të hapen edhe ofertat për tenderin e 20 parcelave detare në detin Jon dhe në arkipelagun e Kretës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button