Mimoza, lulja qe mund të shërojë dhe disa sëmundje

Mimoza është një lule që rritet në pemë dhe është e njohur si pemë mëndafshi persike.

Në Kinë mimoza është e njohur si lulja që sjell lumturinë kolektive, kjo për faktin se ajo është lulja e parë që çel dhe për shkak të aromës së saj të fortë e karakteristike.

Në Azinë Juglindore, Kinë dhe disa vende të Lindjes mimoza është përdorur që kohë më parë si një bimë medicinale.

Të gjitha pjesët e një lulje mimoza mund të përdoren për trajtime të ndryshme mjekësore duke filluar nga rrënjët, gjethet, kërcelli e deri tek topthat e vegjël të verdhë të lules.

Në mënyrë që të përfitoni të gjitha përfitimet e saj medicinale lulja mimoza duhet të thahet mirë për një periudhë relativisht të gjatë kohore. Bima ka veti shumë të mira anti­inflamatore, por në disa raste edhe antibakteriale.

Lulja mimoza mund të trajtojë enjtjet dhe inflamacionet, plagët, gjakderdhjet, diabetin, dhimbjet e veshkave dhe astmën. Ajo mund të trajtojë ndjeshmërinë e lëkurës dhe sëmundjet e tjera si presionin e lartë të gjakut, pagjumësinë, ethet etj.

Mimoza mund të përdoret në formë pluhuri në gatime të ndryshme delikate dhe në formë çaji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button