ABSURD: Nga 13 institucione, e dukshme vetëm njëra!

[ABSURD: LSDM-ja kërkon që nëse nuk keni qenë te mjekut të mos mund të votoni në zgjedhje]

Ky artikull është gjysmë i vërtetë, që, përndryshe, shumë lehtë spinohet. Në rastin konkret shfrytëzohet vendimi i Komisionit shtetëror zgjedhor i datës 20 janar 2016, që ka të bëjë me gërshetimin e të dhënave nga 13 institucione gjatë kontrollimit të listës zgjedhore, mirëpo këtu trajtohet vetëm një segment i tij. Aq më tepër, kjo në tekst paraqitet si kërkesë absurde e LSDM-së!

http___press24.mk_apsurd-sdsm-baraLinku deri te artikulli origjinal: ABSURD: LSDM-ja kërkon që nëse nuk keni qenë te mjekut të mos mund të votoni në zgjedhje

Data dhe koha e publikimit: 01.02.2016,14:36

Data e recensionit: 02.02.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

KOMENT I NXJERRË NGA MËNGËT

Teksti fillon me një koment paushall, të nxjerrë nga mëngët:

“Nëse në 3 vitet e fundit nuk keni qenë te mjeku në kontroll të rregullt te stomatologu ose nëse nuk keni blerë barna nga barnatorja, LSDM-ja konsideron se nuk duhet të gjendeni në Listën zgjedhore.”

E vërteta është se nga Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) janë kërkuar informata për njerëzit që e kanë shfrytëzimin “Terminin tim”. Mirëëpo, nuk janë kërkuar të dhëna vetëm nga Ministria për shëndetësi (gjegjësisht “Termini im”), por, siç njoftoi KSHZ-ja, gjatë krahasimit të gërshetuar të të dhënave do të përdoren bazat e 13 institucioneve, e jo, siç thotë ky artikull, se me të dhënat nga kontrollimet mjekësore dhe stomatologjike(!), gjoja, do të pastrohet lista zgjedhore. Dhe porosia e njëjtë spinuese, është futur edhe në titull:

“ABSURD: LSDM-ja kërkon që nëse nuk keni qenë te mjekut të mos mund të votoni në zgjedhje”

Duke u fsheshur pas formulimit të përgjithësuar “njohësit e rrethanave”, teksti manipulon se LSDM-ja me hapin e këtillë bën obstruksione në procesin e pastrimit të Listës zgjedhore, me ç’rast, ekspertët e paemërtuar thonë se:

“Komisioni shtetëror zgjedhor i ka në dispozicion bazat e të dhënave të 10 institucioneve në mesin e të cilave edhe të Fondit për shëndetësi.” 

Mirëpo, “potencimi” i këtillë i analistëve virtualë është krejtësisht i panevojshëm, nëse dihet se KSHZ-ja tashmë solli vendim që të shfrytëzohen të dhënat nga 13 institucione. Mirëpo, është e qartë se kjo përmbajtje mediatike qëllimisht e injoron informatën e përmendur (vendimin e KSHZ-së). Poashtu, artikulli ka pasur nevojë të theksojë edhe se:

“…lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, dje u bëri thirrje institucioneve kompetente për realizimin e zgjedhjeve të punojnë në interes të qytetarëve. Përkujtoi se dy institucionet kyçe, KSHZ-ja dhe MPB-ja janë nën kontroll të kuadrove të LSDM-së, dhe sipas kësaj, pastrimi dhe dinamika e këtij procesi është krejtësisht në duart e tyre.”

Pse është kështu, nuk është e vështirë të supozohet. Në fakt, shihet se ideja e artikullit nuk ka qenë të transmetohet informatë e saktë dhe precize, ashtu siç kërkojnë standardet e gazetarisë profesionale, por ta njollosë opozitën dhe në publik të krijojë pasqyrë që shkon në favor të pushtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button