Aksion simbolik i VV-së kundër ngritjes së çmimit të rrymës

Sot aktivistët e Vetëvendosjes i dërguan thëngjill Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilecit, për t’i treguar që Kosova ka kapacitete dhe potencial që ta zgjidh vetë krizën e saj energjetike, transmeton Koha.net.

“Qeveria e Kosovës përmes marrëveshjes me “Contour Global” po i privatizon kapacitetet e reja prodhuese të energjisë elektrike. Ky privatizim po ndodh pas dështimit total që rezultoi nga privatizimi i KEDS-it, i cili rezultoi me ngritje të çmimeve të energjisë elektrike, përkeqësim të kushteve të punës për punëtorët si dhe mungesë totale e investimeve në sektorin e energjetikës”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Ndërtimi dhe pronësimi i termocentralit “Kosova e Re” nga një kompani private, do t’i rrisë çmimet e energjisë elektrike për mbi 50%. Kjo ngase profitet për “Contour Global” do të sigurohen duke rritur tarifat, thuhet në komunikatën e VV-së.

Sipas tyre qytetarët e Kosovës nuk kanë para që t’i japin një kompanie multi-milionëshe, që po e shfrytëzon kriminalizimin e politikanëve tanë, për të bërë marrëveshje të tilla – tejet të dëmshme për vendin tonë. Prandaj Lëvizja Vetëvendosje do të intensifikojë aksionet dhe protestat kundër kësaj marrëveshjeje kriminale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button