Abdurahim Idrizi nënkampion i Europës

Karateisti i ri shqiptar nga Maqedonia edhe pse e humbi finalen, ka hyrë në historinë e kategorisës KATA-ve, duke u bërë medalisti i parë në një garë europiane.

Të përkujtojmë se Abdurahim Idirizi arritinë finale, ku për kundërshtarë kishte turkun, Selahatin Gynxhel, nga i cili pësoi disfatë me rezultat 5-0.

Edhe përkundër kësaj, ky është një sukses historik për djaloshin shkupjan, kur të kihet parasysh që fitoj medaljen e argjendtë në një kampionat europian, të parën për Maqedoninën në disiplinën KATA.

Reprezentuesi i Maqedonisë është shpallur nënkampion i Europës, në kampionatin europian për kadet, junior dhe U21, i cili u zhvillua në Limasol të Qipros.

Abdurahim Idrizi në rrethin e parë ishte i lirë, në të dytin mundi grekun Dimitros me rezultatin 4:1, ndërsa në ndeshjen e tretë eliminoi rusin Danila Mamchurovsiy me rezultat 3:2. Gjusmëfinalen e arriti pas fitores ndaj portugezit Casimiro, të cilin e fitoi bindshëm me rezultat 4-1. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button