Maqedoni, 1.8 milionë votues nga 2 milionë banorë

Numri i votuesve nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 deri në dhjetor të vitit të kaluar është zmadhuar për thuajse 20.000 qytetarë. Nëse në vitin 2014 ka pasur 1.780.000 votues, tani ai numër, sipas informatave të KSHZ-së nga përditësimi i fundit i Listës në dhjetor të vitit të kaluar, është 1.800.011, njofton Portalb.

Sipas vlerësimit të popullatës të bërë nga Enti Shtetëror për Statistika (gjendja nga 30 qershori 2014), në Republikën e Maqedonisë ka 2.067.471 banor, ndërkaq sipas studimit “Rishikim e popullatës botërore (World Population Prospects) në Maqedoni gjatë vitit 2015 ka pasur 2.078.000 banor.

Anëtari i KSHZ-së, Subhi Jakupi, në seancën e komisionit javën e kaluar ka deklaruar se sipas të dhënave që i ka fituar, deri vjet jashtë vendit janë evidentuar 78.000 banor të Maqedonisë.

Demografi Donço Gerasmovski, ish drejtor i Entit Shtetëror për Statistika, vlerëson se është simptomatike numri aq i madh i rritjes së votuesve.

“Sipas asnjë metodologjie nuk mundet të rritet aq shumë numri i votuesve. Numër të rritur të votuesve që votojnë nga jashtë, ndërkaq në të njëjtën kohë edhe numri i banorëve që jetojnë në vend. Sipas meje, paraqitja e rritjes së tillë është non-sens. Patjetër duhet të vërtetohen se çfarë ka shtyrë te rritja e numrit”, thotë demografi Gerasimovski.

Nga vitit 2011 deri në vitin 2013 ka pasur zvogëlim për rreth 80.000 deri më 85.000 votues, ndërkaq në cilët zgjedhore në të vitit 2013 deri 2014 ka pasur rrtje të votuesve për 30.000 deri në 35.000, njofton Portalb.

“Kjo situatë është paksa e përzier dhe duhet të bëhet vërtetimi se prej nga aq votues kanë marrë të drejtë vote”, thotë Gerasimovski.

Jo-zyrtarisht nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor thonë se mu për këtë çështje duhet të përgjigjet vërtetimi statistikor i Listës Zgjedhore, por tani për tani nuk munden të komentojnë.

Nga asociacioni qytetar “Most” thonë se në Listën Zgjedhore janë të shkruar personat që i kanë mbushur 18 vjet dhe personat që kanë marrë nënshtetësi.

“Kur bëhet fjalë për ndryshimin e numrave të Listës Zgjedhore të viteve 2015 dhe 2014, ne nuk kemi ekspertizë, por nuk mund të komentojmë për atë se në çfarë baze janë shkruar votuesit. Përgjigjen mund ta jep vetëm Komisioni Shtetëror Zgjedhor, duke e pasur parasysh se ajo i ka pamje të strukturës së votuesve, në bazë të të dhënave që vazhdimisht i merr nga Ministria e Punëve të Brendshme”, thonë nga Most. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button