Ja sekreti, pse Adriana Lima është kaq e bukur!

Adriana Lima është një aktore braziliane dhe supermodelja e Victoria’s Secret. Ajo dallon për pamjet mahnitëse në çdo eveniment, por edhe për look­un e thjeshtë gjatë ditës. Çdo vajzë ëndërron për të pasur fytyrë pa defekte dhe trupin perfekt. Adriana Lima e arrin këtë gjë edhe pse është nënë e dy fëmijëve. Ajo ka treguar disa nga sekretet e saj për të qenë gjithmonë në formë:

Adriana Lima
Adriana Lima

Sipas saj, ka shumë momente kur ne nuk ndalojmë dot së ngrëni, sidomos në ditë festash. Është e domosdoshme që të hamë gjithçka për të marrë të gjitha vlerat, por në sasi të vogël. Kur është në dietë ajo konsumon perime jeshile si spinaqi dhe gjatë ditës manaferra dhe boronica. Bëni çdo ditë ushtrime. Çfarë është më e rëndësishme se një fytyrë e bukur? Shëndeti juaj. Adriana këshillon që çdo ditë t’i kushtoni një orë ushtrimeve fizike dhe më kryesorja është hedhja me litar.

Asnjëherë mos e hiqni maskarën e qerpikëve. Nëse doni që sytë tuaj të duken gjithmonë bukur atëherë përdorni një rimel të mirë dhe voluminoz. Për të pasur një fytyrë me shkëlqim, Adriana sugjeron përdorimin e ujit të arrës së kokosit. Merrni pambuk dhe pastrojeni fytyrën me të. Kjo do shtojë shkëlqimin dhe freskinë e fytyrës. Po ashtu, uji i arrës së kokosit ndihmon në heqjen e rrathëve të zinj poshtë syve.

Adriana Lima
Adriana Lima

Për të pasur një pamje natyrale, Adriana Lima përdor të njëjtën ngjyrë për buzët dhe ruzhin e faqeve duke treguar një kombinim të mirë dhe harmoni të ngjyrave. Për flokët, përdorni produkte organike. Avokadot janë shumë të mirë për të pasur flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim. Ndërsa përsa i përket parfumeve dhe fragrancave, Adriana përdor dy aroma. Gjatë ditës parfumin e “Victoria’s Secret” me aromë frutash dhe lulesh dhe gjatë mbrëmjeve “ Victoria’s Secret night”.

Përshtati Kristina Mere

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button