Ahmeti: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhje

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i partisë Vetëvendosje ka thënë se zgjidhja e vetme për krizën politike në Kosovë, janë zgjedhjet e parakohëshme.

I pari i Prishtinës  i cili ndodhet në Uashington për Mëngjesin e Lutjeve, tha se insistimi tek emri i Ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi, është përçarës dhe do ta thellonte krizën më tej.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai ka deklaruar se qeveria atuale nuk ka legjitimitet që të shtyjë përpara çështjet e demarkacionit të kufirit dhe të asociacionit të komunave serbe në veri, përcjellë Klan Kosova..

Kemi një qeveri që nuk i ka fituar zgjedhjet duke thënë se do ta bëjmë demarkacionin dhe asociacionin serb në Kosovë dhe në anën tjetër janë këto dy çështje të cilat e kanë preokupuar qeverinë e Kosovës për një vit të tërë” ka shtuar ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button