Clinton e Sanders përplasen drejt garës për presidencë

Hillary Clinton dhe Bernie Sanders, janë përplasur për Wall Street dhe për politikën e jashtme, në debatin e parë të demokratëve të zhvilluar ballë për ballë njëri tjetrit.

Clinton e ka cilësuar kundërshtarin e saj si një idealist që nuk do t’ia arrijë kurrë t’i përfundojë gjërat, ndërsa Sanders i ka thënë asaj se është shumë mendjengushtë që të arrijë ta bëjë ndryshimin e vërtetë.

Debati televiziv në New Hampshire, ishte i pari për demokratët, pasi që gjatë kësaj jave gara për nominimin për president, ka mbetur vetëm në mes dy personave.

Pa një person të tretë në skenë, diferencat në planet e politik-bërjes, ishin shumë të qarta.

Ish sekretarja e shtetit tha se propozimet e Bernie Sanders, ishin shumë të përgjithshme, të shtrenjta dhe të paarritshme.

Ndërsa Sanders e sulmoi duke i thënë se ajo e kishte përkrahur luftën në Irak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button