Aeroplanët rusë vrasin edhe 37 sirianë

Rusia i ka intensifikuar sulmet ajrore në mbështetje te forcave qeveritare siriane, duke lënë të vrarë shumë njerëz, shkruan Al Jazeera, transmeton klan Kosova.

Raportimet për vdekje kanë ardhur menjëherë pas ndërprerjes së bisedimeve për paqe në Gjeneve dhe një konference donatorësh në Londër, ku liderët janë zotuar se do t’i grumbullojnë rreth 10 miliardë dollarë që t’i ndihmojnë sirianët.

Të paktën 37 persona kanë vdekur, përfshirë këtu edhe 3 fëmijë nga sulmet ruse në disa lagje të Aleppo’s, ka thënë një aktivist lokal në kushte anonimiteti për televizionin Al Jazeera.

“Sulmet ruse dhe siriane kanë pasur për target al-Bab, Hmeimeh, Soran dhe disa lagje të tjera të provincës së glepos. Mund ta konfirmojmë se 37 persona kanë humbur jetën, e po presim që numri të jetë edhe më i madh pas kontrolleve nëpër qytet”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button