Bogovinë, nesër protestohet për ujë të pijshëm

Nesër  prej ora 13:00 Iniciativa Qytetare – Bogovinë ka paralajmëruar protestë për ujë të pijshëm në qendër të Bogovinës.

Kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, i pyetur për Portalb, nuk e ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me protestën e paralajmëruar.

“Uji i pijshëm është ingerencë  komunale, kaq. Ligji është shumë i qartë. Nuk është puna që unë merrem me to, ata kanë punë jo me mua por me ligjin”, tha Idrizi.

Ndryshe, protesta e nesërme është protesta e dytë me radhë që organizohet në lidhje me çështjen e ujit të pijshëm në Komunën e Bogovinës.

“Të nderuar qytetarë të Bogovinës, të nderuar nxënës dhe studentë. Ftoheni të merrni pjesë në protestë ! – PROTESTO OSE UJË NUK KA MË! Bogovina me menaxhimin e ujësjellësit njihet në rajon e më gjerë. Pse të kemi Administrim Komunal?  Ti vendos të kemi apo të mos kemi ujë! Stop administrimit komunal!”, thuhet në njoftimin e Iniciativës Qytetare – Bogovinë.

LEXO: Bogovinë, protesta para Komunës, akuzojnë Idrizin për ndërhyrje në ujësjellës, Idrizi mohon

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button