Atentat me Kallashnikov në Elbasan, 3 të vrarë dhe 3 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin, ku raportohet se 3 persona kanë vdekur dhe 3 janë plagosur rrëndë.

Sipas informacioneve paraprake, njerëz të veshur si policë kanë shtënë në drejtim të një lokali, ku ndodheshin viktimat, raporton Albeu.

Dritat e stadiumit të qytetit janë ndezur me qëllim që helikopterët e dërguar nga ana e Ministrisë së Brendshme të kapin autorët e krimit të shumbfishtë.

Bëhet me dije se ngjarja ka si shkak hasmërinë mes dy fiseve.

Në vendngjarje kanë mbërritur Policia e Tiranës, FNSH, Renea dhe reparte të tjera policore të specializuara.

Ndërkaq, në gatishmëri janë vënë Policia e Beratit, Lushnjes dhe Fierit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button