Francë, sulmohen me armë zjarri bizneset e muslimanëve në ishullin Korsika

Gjatë orëve të mëngjesit u qëllua me armë zjarri një mishtore dhe një qebaptore të cilat ishin afër njëra tjetrës dhe i përkisnin muslimanëve në rajonin Propriano në jug të ishullit Korsika të Francës, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndër të tjera mësohet se në sulmin e armatosur të ndërmarrë në qendër të rajonit nuk ka patur të vrarë apo të plagosur dhe se sulmi ende nuk është marrë përsipër nga askush.

Gjithashtu mësohet se prokuroria në lidhje me sulmin ka nsiur hetimet në shumë drejtime, ndërsa bëhet e ditur se pronari i dyqanit të mishit dhe lokalit është po i njëjti person me origjinë nga Afrika e Veriut.

Kanali BFM njoftoi se dyqani i mishit edhe në vitin 2013 menjëherë pas hapjes është sulmuar me armë dhe pronari i këtij biznesi ka bërë edhe më parë kallëzim në polici për “kërcënim me vdekje”.

Ndërsa kryeministri francez Manuel Valls në deklaratën e tij theksoi se sulmi i kryer ndaj bizneseve të muslimanëve është “i papranueshëm” dhe se e dënon këtë sulm.

Hulumtimet e fundit në Francë vërtetojnë se në vitin 2015 sulmet kundrejt muslimanëve janë rritur të paktën tre herë në krahasim me vitin e mëparshëm.

Në Francë jetojnë afësisht 5 milionë muslimanë ku shumica e tyre janë me origjinë nga Afrika e Veriut. Franca radhitet në vendet e para në Evropë ku jetojnë më shumë muslimanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button