Ditëlindja e fundit e vajzës 5 vjeçare që vuan nga kanceri (FOTO)

Lila May Schow është vajzë shumë e lumtur 5 vjeçare. Por, ajo është pak ndryshe nga vajzat tjera të vogla pasi që për 3 vite ajo ka qenë duke luftuar me kancerin.

Tragjikisht, ajo nuk ka pasur shumë fat në këtë betejë, raporton lajmi.net. Së fundmi kishte qenë edhe datëlindja e saj, ku mjekët kishin treguar se mund të ishte e fundit. Prandaj, prindërit e saj kishin vendosur ta bënin këtë ditëlindje më të veçantën ndonjëherë.
kanceri1212

Për ta bërë këtë, prindërit e saj fillimisht e kishin krijuar një grup në Facebook për të ndihmuar që t’i organizonin gjërat, si dhe ta tregonin historinë e saj, transmeton lajmi.net. Ryan dhe Heidi, prindërit e Lila, ishin ndihmuar nga biznesmenët vendas, vullnetarët e shumtë, si dhe qindra njerëz të zakonshëm që ishin prekur nga historia e vajzës 5 vjeçare.

kanceri111

Ishte 31 korriku kur festa jetësore kishte ndodhur! Ishte që të dyja, mbrëmje e maturës dhe dasmë, pasi që të gjithë e dinin se Lila asnjëherë nuk do t’i përjetonte këto dyja. Të gjitha shpenzimet ishin mbuluar nga njerëzit që kishin dhuruar nga e gjithë SHBA-ja. Lila kishte ardhur në festën e saj si Cinderella, dhe ishte e rrethuar nga të gjitha princeshat tjera të Disney, raporton lajmi.net.

kanceri11

Babai i saj i kishte ‘propozuar’ asaj dhe kishin kërcyer si në një dasmë të vërtetë.
Ryan kishte thënë: “Ne nuk do të kishim pasur mundësi ta luftonim sëmundjen e saj apo ta organizonim këtë festë pa ndihmën e tërë këtyre njerëzve. Jemi shumë mirënjohës. Krejt kjo është bërë me qëllim që ta bëjmë vajzën e vogël të qesh”, transmeton lajmi.net.
kanceri
Dhe padyshim që ajo kishte qeshur e ishte gëzuar. /lajmi.net

kanceri1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button