Luta i ka dy tre fjalë mbi fotografinë në Xhami

Kryetari i komunës së Gjilanit është bërë pjesë e një “skandali” medial. Atij në xhami i kishte dal diçka nga pjesët e trupit aksidentalisht, e dikush si një paparac kishte fotografuar atë moment. Një vepër e rëndë dhe e turpshme nga ai që e ka bërë. Haxhi Luta ka postuar një shënim në Facebook mbi këtë inicident duke thënë:

” Shkrepja e fotos në shtëpinë e Zotit me qëllime denigrimi, është gjesti më i ulët që dikush mund ta bëjë. Kjo tregon kulturën e secilit dhe cka me thanë për disa që edhe në tempujt e lutjeve merren me diçka që ka qenë shumë aksidentale! Ne shkojmë në xhami për t’iu lutur Zotit, e ju merruni me ne. Çudi qysh disa media u japin hapësirë njerëzve, të cilët pa fije karakteri cenojnë privatësinë e të tjerëve, duke lejuar fotoshop. Me besim të thellë në Zot, lutem që të mos ketë njerëz të tillë në shtëpinë e Zotit!”

Me të vërtet për të ardhur keq për nivelin e atij që ka bërë fotot. Kësi forma të deingirmit janë të poshtëra dhe bizare. Nuk është edukatë e muslimanët ti zbulojë të metat e vëllaut të tij besimtar, transmeton portali Kohaislame.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button