Besimi në Prishtinë: BE dhe NATO, rruga e vetme për Maqedoninë

Zëvendëskryetari për Çështje Evropiane në qeverinë e Maqedonisë, Fatmir Besimi, ishte një ndër të ftuarit në Konferencën “Germia Hill, Prishtinë”, e titulluar “Siguria e Evropës Juglindore në dritën e sfidave më të gjera rajonale”.

Në fjalën e tij, Besimi iu referua sfidave globale dhe gjeopolitikerajonale përmes prizmës së zhvillimeve aktuale politike dhe ekonomike. Për të cilën ai theksoi se, Maqedonia, si një vend i vogël, i cili ende zhvillon kapacitetet e veta ekonomike me vetëm dy dekada në udhëheqjen e politikave të veta, perspektivat e NATO-s dhe BE-së janë dhe do të mbeten si përcaktim strategjik dhe faktor kryesor në të gjitha proceset politike dhe sociale në vend.

Kjo konferencë, sipas Besimit, është e rëndësisë së veçantë për shkak të mundësisë së këmbimit të ideve dhe përvojave si dhe sensibilizimin e opinionit rreth domethënies dhe rolit të integrimeve Euro-atlantike për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rajonit, për të cilin BE-ja paraqet aspiratë të vetme, ndërkaq NATO është qëllimi i pjesës më të madhe të tyre. Vendet nga ky rajon bëjnë përpjekje të mëdha në drejtim të përafrimit në këto struktura edhe nga aspekti politik dhe ekonomik është e rëndësisë së veçantë në periudhë sa më të shpejtë të integrimit të rajonit.

Besimi theksoi nevojën e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit rajonal, përforcimin e partneritetit me BE-në dhe NATO-n dhe në mënyrë sa më të shpejtë të tejkalohen të gjitha çështjet e hapura bilaterale të cilat pengojnë apo ngadalësojnë përfundimin e proceseve të integrimit euro–atlantik.

“Germia Hill” është konferencë vjetore në organizimin të Ministrisë së Punëve të jashtme të Kosovës, në bashkëpunim me institutin botëror Aspen (Aspen Institute), në të cilën pjesëmarrës janë politikan ekspert eminent ndërkombëtar dhe gazetar.

Zv/kryeministri Besimi pati një takim edhe me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button