Djaloshi që paditi Apple dhe fitoi gjyqin

I pasionuari pas teknologjisë, Gareth Cross e ka paditur gjigandin Apple për një orë me defekt, dhe ka fituar, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.

Në korrikun e vitit të kaluar, ai kishte blerë në Orë Sportive Apple për 339 funte dhe vetëm pas 10 ditësh ai kishte vërejtur se ekrani kishte filluar të qahej.

Ai kishte dërguar një ankesë në gjigandin multinacional, mirëpo i thanë se rikthimi apo rregullimi i orës nuk mbulohej nga garancia.

Apple i kishte thënë se dëmtimi i orës ishte si rezultat i ndonjë përplasjeje, pavarësisht asaj se sipas dokumenteve zyrtare, ora është rezistente ndaj gërvishtjeve dhe përplasjeve.

Gareth më pas vendosi që ta padisë kompaninë, dhe e fitoi rastin pas 6 muajsh beteja gjyqësore.

Gjykatësi argumentoi se kompania e kishte shkeluir kontratën duke mos pranuar që t’ia kompenzojë orën e dëmtuar dhe se reklamimi për këtë produkt ishte fals.

Si rezultat Apple e ka hequr mbishkrimin se ora është rezistente ndaj përplasjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button