Ushtria siriane në ofensivë në Halep, i lë në hije bisedimet e paqes në Gjenevë

Që prej nisjes së bombardimeve ruse në fundin e shtatorit të shkuar, zhvillimet në Siri kanë marrë kahje të kundërt. Forcat qeveritare prej kohësh gjenden në ofensivë, dhe së fundmi kanë nisur mësymjen në veri të Halepit.

Sulmi i ushtrisë siriane mbi Halepin, i mbështetur nga bombardimet e avionëve rusë, është më i madhi deri tani, dhe forcat qeveritare kanë shtënë në dorë një sërë lokalitetesh strategjike.

Kundërshtarët e regjimit që po luftojnë në qytet u kanë apeluar shteteve të huaja që i mbështesin t’u dërgojnë më shumë armë, ndërsa rrezikojnë të rrethohen.

John Kerry, sekretari amerikan i Shtetit, e përshkroi me këto fjalë gjendjen në një konferencë në Romë: “Ne nuk kemi parë një katastrofë si kjo që nga Lufta e Dytë Botërore.”

Ai i ka kërkuar Moskës të ndalojë bombardimet gjatë bisedimeve për paqe në Gjenevë, “Ne po fillojmë bisedimet, ne jemi në tavolinë dhe presim një armëpushim.”

I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, do të deklaronte të hënën se bisedimet e tërthorta mes regjimit dhe opozitës kishin filluar zyrtarisht, por qeveria siriane e mohoi dje një gjë të tillë, e opozita anuloi një takim me të pas sulmeve ajrore ruse, transmeton tesheshi.com.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button