SHBA: JO për kandidatët individual për president të Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e përkrahin asnjë kandidat individual për t’u zgjedhur president i Kosovës.
Kështu ka thënë zëdhënësi i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Philip Drewry, i pyetur të komentojë deklaratat e zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi, i cili, të martën, tha se SHBA-ja e përkrah zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe se SHBA-ja “e di kush janë kandidatët për president”, duke lënë të kuptohet se ai, si kandidati i vetëm zyrtar deri më tani, duke u bazuar në marrëveshjen për qeverisje PDK-LDK, ka përkrahjen amerikane.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës i përkrahin institucionet demokratike të Kosovës, duke përfshirë procesin e zgjedhjes së presidentit. SHBA-ja nuk e përkrah asnjë kandidat individual për president apo për ndonjë post tjetër që zgjidhet”, ka thënë Drewry, në përgjigjen për “Kohën Ditore”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button