Janeva fillon me ekspertizën e dëshmive për rastin “Puç“

Nga sot, në katër ditët në vazhdim, Prokuroria Speciale, në krye me, Katica Janevën, fillon me ekspertizën e dëshmive të rastit “Puç“, njofton Portalb.

Gjykata Themelore Shkupi 1 ka siguruar hapësirë në të cilën do të kryhet ekspertiza e materialeve të shkruara, audio-vizuele dhe të gjitha materialeve tjera që kanë të bëjnë me rastin “Puç“.

Më 14 janar, në seancën e fundit  gjyqësore të rastit “Puç“, prokurorja speciale, Katica Janeva, kërkoi nga Gjykata që  ta shtyjë seancën për arsye të shqyrtimit të dëshmive materiale.

Sqarimi i Gjykatës Penale ishte se për shkak të vëllimit të materialeve dhe për shkak të sigurisë së dëshmive, ekspertiza e provave për lëndën do të kryhet në hapësirat e Gjykatës.

Përndryshe, gjykimi i cili fillimisht ka nisur në gusht të vitit 2015 vazhdimisht është shtyrë për arsye të ndryshme. Në rastin “Puç” për spiunazh dhe dhunë ndaj zyrtarëve shtetëror, të akuzuar janë, Zoran Zaev, Zoran Verushevski dhe bashkëshortja e tij Sonja, Branko Palifrov i punësuar në komunën e Strumicës dhe Gjorgji Lazarevski i punësuar në MPB.

Lexo: Prokurorja Janeva paraqitet në Gjykatë: Rasti “Puç” të shtyhet për në mars

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button