“Më shumë, më të gëzuar! Rrite familjen tënde”

Nën moton “Më shumë më të gëzuar! Rrite familjen tënde” sot në Shkup do të mbahet marsh i prindërve dhe i fëmijëve.

Rasti i mbajtjes së marshit është Dita ndërkombëtare e fëmijës, 20 nëntori.

Vendi i tubimit është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.

Marshi do të zhvillohet përmes portës triumfale, sheshi Maqedonia, rruga “Makedonija” deri te shtëpia përkujtimore e Nënë Terezës.

Organizator i marshit është Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button