Neziri: BDI është e përgatitur për zgjedhjet e parakohshme parlamentare!

Shefi i Shtabit Qendror të Bashkimit Demokratik për Integrim, Bekim Neziri i shoqëruar nga ministri i Pushtetit Lokal, Lirim Shabani, zëvendësministri i Financave, Ardian Xheladini,  deputetët e zonës, anëtarë të shtabit qendror dhe funksionarë tjerë, sot pas dite morën pjesë në hapjen e Shtabit komunal në Komunën e Pllasnicës.

Shefi i Shtabit Qendror, Bekim Neziri para anëtarëve të shtabit komunal dhe simpatizantëve partiak tha se Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) është e përgatitur për zgjedhjet e parakohshme  parlamentare.

“Qëndrimi i BDI-së është që zgjedhjet të mbahen me 24 prill dhe me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare vendi të dal nga kriza politike në të cilën gjendet tani dhe dalja nga kriza është në të mirë të vendit dhe qytetarëve”, tha Neziri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button