Lëvizja Besa: Karburantet lirohen, çmimet e shërbimeve dhe mallrave nuk lëvizin!

“Sa herë që ka ngritje të çmimit të karburanteve, siç ka ndodhur vitet e kaluara – kur  çmimi për një barell arriti në 145 dollarë, menjëherë është reaguar, duke u rritur edhe çmimi i transportit publik, i produkteve ushqimore, por edhe çmimet e tjera, duke u arsyetuar se çmimi i lartë i naftës ndikon në mënyrë direkte edhe në rritjen e kostove”, vlerësojnë nga Lëvizja Besa.

Lëvizja Besa e pyet Qeverinë e R. së Maqedonisë:

“Tani që gjendemi në një situatë kur një barell naftë kushton vetëm 30 dollarë, ne pyetemi se pse institucionet shtetërore nuk reagojnë për t’i zbritur edhe çmimet e produkteve dhe shërbimeve? Pse, së paku, nuk ka zbritje të çmimeve në transportin publik, me çka qytetarët do të përfitonin në mënyrë të drejtpërdrejtë? Në këtë drejtim, kur karburantet janë me çmim të lartë dhe menjëherë bëhet intervenim brenda natës në produktet ushqimore, duke u rritur në mënyrë drastike çmimet e tyre, pse tash kur kemi zbritje të çmimit të naftës institucionet përgjegjëse heshtin dhe e anashkalojnë këtë zbritje, duke e dëmtuar rëndë qytetarin e rëndomtë, i cili edhe ashtu gjendet në një situatë të mjerueshme ekonomike?”, pyesin nga Lëvizja Besa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button