Rusi: Kërkohet reagim për “kërcënimet” e Kadyrovit

Aktivistët për mbrojtjen ne të drejtave të njeriut po kërkojnë përgjigje të qeverisë lidhur me një video të publikuar online nga lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, ku shihet një snajperist duke i marrë në shënjestër dy persona të mirënjohur, njoton REL.

Në videon e publikuar në faqen në rrjetin Instagram të Kadyrovit, shihet se në shënjestër të armës janë ish-kryeministri rus, Mikhail Kasyanov, lider i partisë opozitare, PARNAS, dhe aktivisti opozitar, Vladimir Kara-Murza, derisa bisedojnë me njëri-tjetrin.

Nën video është teksti i shkruar se “Kasyanov ka ardhur në Strasburg për para për opozitën ruse. Këta që nuk kanë kuptuar më parë, do të kuptojnë tash”.

Zoti Kasyanov tha sot se videoja paraqet kërcënim direkt dhe planifikon të kërkoj nga policia që të zhvilloj hetime për këtë situatë.

Kryesuesi i Grupit për të drejtat e njeriut në Moskë, Lev Ponomaryov, tha se autoritetet duhet në mënyrë “adekuate” të reagojnë ndaj situatës.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha reporterëve në Moskë se nuk e ka parë videon, por ka premtuar se do të interesohet për këtë çështje.

“Sinqerisht ju them se ne normalisht nuk e ndjekim Instagramin, e as faqen e Kadyrovit në Instagram”, tha Peskov.

Muajin e kaluar, Ramzan Kadyrov, i ka cilësuar pjesëtarët e opozitës si “tradhtarë dhe armiq të popullit”.

Pas këtyre komenteve të Kadyrovit politikanët opozitarë dhe aktivistët rusë kanë kërkuar dorëheqjen e Kadyrovit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button