“Tv Nova”, televizioni më i ri në Maqedoni

Mediumeve të shikueshme në Maqedoni nga sot u shtohet edhe një program i ri televiziv – Tv Nova.

Rreth orës 19 duhet të nisë emitimi i programit të këtij televizioni, pronar i të cilit është biznesmeni Sead Koçan, ndërkaq kryeredaktor do të jetë gazetarja Biljana Vasileva – Trendafillova, njofton Telegrafi

Në një intervistë për ‘’Utrinski Vesnik’’, kryeredaktorja Trendafilova deklaron se ideja e Tv Nova-s është që shiquesit të kenë më shumë se sa lajme të zakonshme, pra televizoni të funksionojë si një arenë, ku do të ketë hapësirë për qëndrime të ndryshme, debate dhe analiza, që për shiquesit të jetë një përvojë e re në aspektin e lajmeve.

Ekipi i Tv Nova-s përbëhet nga gazetarë me përvojë, gazetarë të rinj, si edhe 32 korrespondentë. Kjo shtëpi televizive ka lidhur kontratë edhe me ‘’Reuters’’ dhe ‘’Bloomberg’’.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button