5 mënyra për ta përtrirë lidhjen

Mund të jetë historia që po jetoni tani dhe që ndiheni ndryshe në krahasim me gjithë të tjerat, ose një lidhje e cila “zvarritet” prej vitesh pa ndryshime rrënjësore. Dëshironi të investoni në marrëdhënien tuaj çift? Vihuni në provë dhe përfshini partnerin tuaj: për t’u rritur së bashku keni nevojë për një trampolinë nga e cila mund të hidheni, por jo të shtyheni nga dikush tjetër.

Udhëtoni
A e dini se gjatë një udhëtimi mund të zbuloni shumë gjëra mbi veten dhe të tjerët? Sidomos nëse keni kurajën të niseni pa ndonjë program dhe të ndiqni instinktin. Vendet e panjohura dhe situatat e reja stimulojnë anë të ndryshme te çdokush. Mund të zbuloni se partneri, aq i sigurt në vete në jetën e përditshme, në një kontekst tjetër mund të bëhet i padurueshëm dhe plot me ankthe. Ose e kundërta, udhëtimi mund të tregojë anën magjike të tij/saj me të cilin/cilën dëshironi të ecni drejt horizonteve të reja, me buzëqeshje, kuriozitet dhe besim. Provojeni! Të udhëtuarit së bashku tregon shumë detaje mbi personin që keni pranë dhe mbi marrëdhënien tuaj.

Bashkëjetoni
Planifikimi i një jete së bashku sigurisht që kërkon kohë dhe vlerësim, megjithatë të jetuarit nën të njëjtën çati mbetet mënyra më e mirë për t’u njohur ndryshe…edhe në mënyrë jopërfundimtare! Pushime së bashku për shembull? Po, por është një kohë në të cilën gjithkush “luan” mirë, sepse të gjithë ndihemi të relaksuar dhe të qetë. Ndaj mundohuni të mblidhni rastet e të përditshmes për të gatuar së bashku, të ndani detyrat dhe pse jo shtëpinë, duke shtuar një furçë dhëmbësh më shumë dhe duke bërë një ndryshim të vogël në dollap.

Flisni për të ardhmen
Cilat janë ëndrrat tuaja? Të flisni reciprocikisht nuk do të thotë të zhvilloni një romanticitet Hollivudi. Ky është çelësi i cili do t’ju lejojë të reflektoni seriozisht mbi atë se çfarë dëshironi të realizoni, duke medituar mbi nevojat tuaja më intime. Dëgjoni me entuziazëm dhe kujdes shpresat dhe frikën e tij/saj. Rrëfimi dhe imagjinimi i së ardhmes ju ndihmon të qartësoni nëse ekziston mundësia e një vizioni të përbashkët ose e kundërta. Është mirë që gjërat t’i shihni në mënyrë të ndërgjegjshme.

Kuptoni rëndësinë e ndihmës
Mendoni se dhënia e ndihmës në mënyrë reciproke është normale në një çift? Në fakt, nuk është. Përkundrazi, ndihma e dyanshme në arritjen e objektivave personale nuk merret parasysh. Në realitetin e çdo dite inkurajimi i nevojave më imediate, vetjake dhe të tjerëve, mund të gjenerojë frikë, sepse ai nuk përshtatet me nevojat e vërteta. Jini bujarë: në një lidhje të qëndrueshme të dyja palët e mbështesin njëra-tjetrën, duke ushqyer lumturinë reciproke dhe duke e ndihmuar tjetrin në aktivizimin e aftësive të tij.

Ndani pasionet
Një hob i ri, shtytja drejt një disipline sportive, koha e kaluar në një mënyrë të veçantë, pasioni për teatrin ose kuzhinën…cilat janë fushat në të cilat vëreni ngjashmëri te njëri-tjetri? Kultivojini këto momente të çmueshme, sepse interesi dhe koha e ndarë së bashku bëjnë pjesë në një lloj planifikimi i cili zhvillohet duke i “hedhur fara” për të ardhmen. Pasioni është një “përbërës” magjik në çdo marrëdhënie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button