Sulm me bombë në Damask, 30 të vdekur dhe 40 të plagosur

Gjatë sulmit me bombë në vendin Seyyide Zeyneb, pjesë e kryeqytetit sirian, Damask, humbën jetën 30 persona, ndërsa 40 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç mëson gazetari i AA-së mjetet e aktivizuara shpërthyese ishin vendosur në tre automjete. Janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale, ndërsa janë marrë edhe masa të larta sigurie.

Informacionet për sulmin i konfirmoi edhe agjencia zyrtare e lajmeve të Sirisë SANA. Ende nuk ka informacione se kush janë sulmuesit. Shumica e atyre që jetojnë në vendin ku ndodhi sulmi janë shiitë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button