Ban Ki moon: Realizimi i reformave në OKB, një çështje komplekse

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki moon ka deklaruar se realizimi i reformave në OKB është një çështje komplekse, që duhet shikuar me detaje dhe që kërkon kohë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ban Ki moon i ndodhur në kryeqytetin e Etiopisë në Addis Ababa me rastin e Samiti 26-të të Unionit Afrikan në një deklaratë për shtyp ka pohuar se: “Realizimi i reformave në Kombet e Bashkuara dhe në KS të OKB-së nuk është një kërkesë vetëm e Afrikës, por është një kërkesë nga vendet në të gjithë botën. Por problem, janë vendet që kanë të drejtën e vetos dhe numri i vendeve anëtare të OKB-së”.

Ai duke shprehur kënaqësinë për zhvillimin e negociatave në Gjenevë të Zvicrës mes palëve të Sirisë, iu ka bërë thirrje palëve pjesëmarrëse që t’i japin fund vuajtjeve të popullit sirian.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka vënë në dukje se në Samit është takuar me liderët afrikanë dhe kanë diskutuar problemet në Burundi, Sudanin Jugorë, Libi dhe Somali. Ai ka theksuar se OKB-ja dhe Unioni Afrikan janë në veprim të përbashkët përsa i përket çështjeve të paqes dhe të të drejtave të njeriut.

Ban Ki moon teksa ka bërë thirrje për formimin e qeverisë së përkohshme në Sudanin Jugorë u shpreh më tej se “palët në Burundi duhet të tregojnë më shumë përpjekje për nisjen e një procesi të dialogut gjithëpërfshirës mes palëve me qëllim për të parandaluar përkeqësimin e situatës”.

Ndërsa Presidenti i Zimbabve dhe kreu i radhës së Bashkimit Afrikan, Robert Mugabe, në fjalimin e tij të hapjes së Samitit 26-të të Unionit Afrikan duke iu drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki moon, ka bërë thirrje për gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë në çështjen e Palestinës si dhe kryerjen e reformave në OKB dhe kryesisht në KS të OKB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button