Ahmeti: Shtyrja e zgjedhjeve shkakton tensione dhe përçarje

Ahmeti madje si arsye ka përmendur edhe muajin e Ramazanit, meqë sipas tij BDI-ja respekton agjërimin.

Shtyrja e afatit për mbajtjen e zgjedhjeve të caktuara për më 24 prill shkakton tensione dhe përçarje në vend. Kështu ka deklaruar kreu i BDI-së Ali Ahmeti duke theksuar se Samiti i NATO-s në qershor, kriza e refugjatëve, mos durimi i qytetarëve për situatën e tensionuar në vend janë disa nga arsyet pse BDI nuk pranon që zgjedhjet të mbahen në qershor.

Ahmeti madje si arsye ka përmendur edhe muajin e Ramazanit, meqë sipas tij BDI-ja respekton agjërimin.

“Po u shty data e zgjedhjeve ne humbim një datë shumë të rëndësishme siç është mbajta e samitit të NATO-s . Për zhvillimet e brendshme në vend nuk është mirë që të shtyhet data e zgjedhjeve qoftë në fund të majit apo në fillim të qershorit, për shkak të zhvillimeve politike në vend mund të ketë tensionime, mund të ketë acarime , gjithashtu një problem serioz është pritet një dyndje e madhe e refugjatëve. BDI i përkasin një komunitetin që respekton agjërimin”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, raporton KP.

Ahmeti ka komentuar edhe aferën me letërnjoftimet e rrejshme duke kërkuar nga organet kompetente zbardhjen e plotë të rastit pasi siç u shpreh ai materiale të falsifikuara dhe të përgjuara tash më gjenden në duar e matrapazëve dhe njerëzve qëllim këqij që nuk i duan të mir ën BDI-së.

“Të gjitha ato dokumente të falsifikuara e përgjuara që janë gjetur në fabrika ilegale që me seriozitet ti qasen organet e shtetit sepse ne shohim një rrezik .Sepse tani më këto materiale ndodhen në duart e keqbërësve, matrapazëve në duart e njerëzve qëllim këqij”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ahmeti bashkë me anëtarët e kryesisë së përgjithshme kanë diskutuar zhvillimet politike në vend si dhe hapat të cilat do ti ndërmerr subjekti i tij politik deri në ditën e zgjedhjeve. Ndërsa nga ana tjetër nga Partia Demokratike Shqiptare nuk deshën të komentoj se a vazhdon të mbajë akoma qëndrimin e njëjtë si dy partitë në pushtet VMRO DPMNE dhe BDI.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Nuk mund te kuptoj pas te gjitha aferave,pas te gjitha gafave, pas te gjitha mashtrimeve,pas te gjitha aksioneve policore dhe pas te gjitha te bèmave te argumentuara brenda 14 vjeteve, ky Alia i Kiçeves sipas targave te automjeteve KI e jo KÇ , ka fytyre te shese mend dhe mos te terhiqet per ceshtje morale…
    Or Allah , sa i keq qe eshte ….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button