Ministri shtetëror gjerman Mihael Rot të hënën për vizitë në Maqedoni

Ministri gjerman, kompetent për Evropën, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihael Rot më 1 dhe 2 shkurt do ta vizitojë Maqedoninë, njoftoi Ambasada gjermane në Shkup.

“Ai do të informohet për gjendjen e brendshme politike, si dhe për problematikën e krizës së refugjatëve. Parashikohen bisedime me përfaqësues të Qeverisë dhe opozitës, shoqërisë civile dhe organizatave joqeveritare, që janë aktive në fushën e të drejtave të njeriut, përkrahjen e refugjatëve, popullatën rome dhe komunitetin-LGTB në Maqedoni”, thuhet në njoftim.

Është parashikuar ministri shtetëror Rot të marrë pjesë edhe në debatin publik me studentë nga Universiteti “Shën Cirili dhe Metodij” në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button