Tetovë, ja zonat ku duhet paguar për parkim që nga 1 shkurti

Komuna e Tetoves njofton se, duke nisur nga data 01.02.2016, Ndërmarrja publike për menaxhim me parkingjet publike në komunën e Tetovës, NP “Parkingu i qytetit”-Tetovë, do të fillojë me implementimin e parkimit zonal me pagesë në zonën B e cila ndahet në (B2,B3,B4,B5,B6,B7).

Kjo zonë përfshin rrugët dytësore të qytetit si dhe” rr. “Jane Sandanski”, “M.A. Çento”, “Dervish Cara”, “Mehmet Pashë Deralla” si dhe “D.G. Kara”, raporton Portali Albeu.

Komuna rikujton se, maksimumi i kohës së paraparë për parkim në këtë zonë është 6 orë dhe e njejta kushton 20 denarë për 1 orë. Për mos pagesën e vendparkimit si dhe tejkalimin e kohës së paraparë për parkim, pason bllokimi i veturës nga shërbimi i bllokatorit si dhe intervenimi i shërbimit të marrimangës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button