Maqedonia pjesë e ofertës të disa agjencive turistike çeke

Maqedonia si atraksion turistik atraktiv bëhet pjesë e ofertës së rregullt të disa agjencive turistike çeke dhe operatorëve turistikë.

Krahas agjencive “Çedok”, “Poznani”, “Alpinetur”, të cilat veçmë disa vite turistëve çek u mundësojnë të kënaqen në bukuritë e bjeshkëve të Maqedonisë dhe treking turizmit i cili nënkupton që njerëzit të ushqehen me atë që e ofron natyra  ku qëndrojnë, vendi ynë u bë pjesë e ofertës dhe e të renomuarës “Fito tur”, dhe të operatorëve të tjerë turistikë.

Turnetë e prillit dhe të majit për vitin e ardhshëm me transport me aeroplan përfshijnë njohje me kryeqytetin e Maqedonisë, Shkupin, përmes vizitave të organizuara  në kalanë e mesjetës Kale, xhaminë e Mustafa Pashës, Urën e gurit dhe shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës.

Theksi kryesor i ofertës së agjencive vendoset  në projektin e Shkupit 2014 dhe përmendoren 30 metra të lartë të Aleksandrit të Madh.

Gjatë turneut katërditor ofrohet edhe vizitë në Ohër,  duke e qujatur “Margaritari i Ballkanit” dhe vizita në kishën Shën Maria, teatrin romak, Kalanë e Samuilit, manastirin e Shën Klimentit të Pllaoshnikut dhe kishën e Shën, Jovan Kaneos.

Turistëve çekë u ofrohet edhe vizitë në Liqenin e Prespës, parkun nacional “Galiçica”, si dhe pamjen e shkëlqyeshme të të dy liqeneve, të Ohrit dhe të Prespës nga pika më e lartë.

Lajme të ngjashme

Back to top button