Veseli i drejtohet Jahjagës: Ti hiqet mandati Rrustem Mustafës

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i është drejtuar presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, që t’i hiqet mandati i deputetit Rrustem Mustafës.

Veseli ka kërkuar nga presidentja që t’i drejtohet KQZ-së dhe pas heqjes së mandatit të emërojë një tjetër deputet.

Rrustem Mustafa është dënuar vitin e kaluar nga Gjykata për krime lufte.

“Na ka ardhur edhe vendimi i Gjykatës për Rrustem Mustafën që është i dënuar. Andaj, kryeparlamentari Veseli të premten i ka dërguar letër presidentes, ku ka kërkuar që ta adresojë në KQZ marrjen e mandatit të deputetit të PDK-së, Rrustem Mustafës, dhe në vendin e tij të caktojë një deputet tjetër të kësaj partie”, bën të ditur burimi brenda Kuvendit të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button