Turqi: 10 të vdekur nga fundosja e një varke me të huaj

Si pasojë e fundosjes së një varke e cila trasportonte të huaj në përpjekje për të kaluar nga brigjet e Turqisë drejt ishullit Mytilini të Greqisë, 10 persona kanë humbur jetën ku 5 prej tyre ishin fëmijë, raporton aa.

Sipas informacioneve të marra një numër i madh personash nga Burma, Afganistani dhe Siria duke hipur në një varkë kanë tentuar të kalojnë nga brigjet turke drejt ishuyllit Mytilini.

Ndërkohë pas largimit nga bregu varka është fundosur nga shkaqe që ende nuk dihen.

Nga të dhënat paraprake roja bregdetare turke arriti të shpëtojë 43 persona, ndëkrohë u njoftua se 10 nga të huajt që ndodheshin në varkë nuk kanë mundur të shpëtojnë. Theksohet se 5 nga personat e mbytur janë fëmijë.

Nga ana tjetër 43 personat e shpëtuar janë dërguar në spitalin shtetërorë të Edremitit. Trupat e personave të mbytur janë dërguar në morgun e spitalit të Ajvaxhëk-ut.

Roja bregdetare turke pas ngjarjes ka rritur kontrollet në këtë zonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button