Dukshmëri e ulët në disa akse rrugore

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe ngecje, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Për shkak të mjegullës  në mëngjes në disa drejtime rrugore në Maqedoni ka ulje të dukshmërisë, njoftoi LAMM, njofton MIA.

Mjegull me dukshmëri prej 50 metrash ka në drejtimet rrugore Shkup -Katllanovë, Shkup- Milladinovc, Katllanovë -Shkup, Makedonski Brod -Kërçovë dhe nga 100 -150 metra në aksin rrugor Katllanovë -Veles.

LAMM rekomandon kujdes të jashtëzakonshëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar në lëvizje, respektim i sinjalizimit të vendosur rrugor  dhe planifikim të udhëtimeve sipas kushteve të motit. Kujdes i veçantë, është i nevojshëm në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Gostivar – Mavrovë, Demir Kapi – Udovë, Koçan – Dellçevë, Vinicë – Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button