Kostumi 3,2 milionë dollarësh

Kompania e njohur, Suitart, ka krijuar një kostum tepër të veçantë; të papërshkueshëm nga plumbi dhe uji.

Sutiart, kompani suedeze, ka prodhuar një kostum meshkujsh që nuk përshkohet nga uji dhe plumbat. Ai quhet “Diamond Armour” pasi është edhe i zbukuruar me 880 gurë diamanti. Ky kostum është më i shtrenjti i prodhuar ndonjëherë, me vlerë prej 3.2 milionë dollarë.

Kostumi për të qenë rezistent në plumba përdor teknologjinë e shpikur nga Croshield, e certifikuar sipas standardeve të NATO.

Për më shumë, kostumi ka edhe ajër të kondicionuar. Sistemi i ftohjes me ujë mund të aktivizohet me një të shtypur të butonit.

Për të krijuar këtë “mrekulli”, Sutiart ka bashkëpunuar me kompaninë EMPA.

Përveç sigurisë, kostumi ka edhe anën estetike. Në pjesën e brendshme është një pikturë e të famshmit, Luciano Goizueta. Pastaj, kravata e larë në 24 karat ar dhe ora Carl F. Bucherer e larë në ar, qeramikë, titan dhe gomë.

D3 D4 D5 S1 S2

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button