Titull për klikime
[Gjendet gruaja e humbur nga Kumanova – çka i ka ndodhur]
Теksti që i nënshtrohet këtij recensioni është propozim i një lexuesit tonë, i cili thotë: “Vendosin çka të duan si titull të “artikulli” dhe nuk u bën syri tërr. Ajo që pastaj në tekst nuk kanë asnjë informatë rreth asaj që e paralajmërojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë, nuk ua ndien fare”. Lexuesi ka plotësisht të drejtë.
Linku deri te artikulli origjinal: Gjendet gruaja e humbur nga Kumanova – çka i ka ndodhur
Data dhe koha e publikimit: 25.01.2016
Data e recensionit: 27.01.2016
Recensuese: Аna Anastasovska
MIRËPО, ÇKA I KA NDODHUR KUMANOVARES?
Në fakt, titulli i artikullit, përveç që vërteton se është gjetur në grua nga Kumanova e cila ka humbur, poashtu, paralajmëron se do të na zbulojë edhe se çka i ka ndodhur. Mirëpo, një gjë të tillë në tekst nuk ka. Informatat që i përmban ky lajm gazetaresk është se gruaja është gjetur, kush, kur dhe ku e ka gjetur.
“Pjesëtarët e SPB-së së Kumanovës, mbrëmë rreth orës 23 në zonën qendrore të qytetit e gjetën 33-vjeçaren e humbur, banore e fshatit Novo Sellë të Kumanovës.”
Në material ka edhe informata për atë se kur familja e ka paraqitur si të humbur, si dhe për atë se kushërinjtë e saj kanë kërkuar ndihmë nga mediet.
“Gruaja nga anëtarët e familjes së saj është paraqitur si e humbur më 23 janar.
…anëtarët e familjes nëpërmjet medieve kërkuan ndihmë edhe nga qytetarët për gjetjen e gruas.”
Mirëpo, në pjesën përmbajtësore të këtij publikimi nuk ka asnjë përgjigje për atë se çka i ka ndodhur kumanovares. Faktikisht, ajo që gjendet në titull, mungon në tekst. Titulli provokativ është vënë vetëm për tërheqjen e vëmendjes, e jo për informim. Është e qartë se është bërë zgjedhja e tillë e konstruksioni të titullit vetëm me qëllim që të mblidhen sa më shumë klikime. Kjo është joprofesionale, mirëpo edhe jokorrekte ndaj lexuesve.