Nestle: 20 mijë vende pune për të rinjtë në Evropë

Nestle do të hapë në tre vjetët e ardhshëm 20 mijë vende pune, zanate apo praktikë për të rinjtë nën moshën 30-vjeçare. Kështu, koncerni dëshiron të bëjë diçka kundër papunësisë së të rinjve në Evropë. Gjithashtu në Zvicër janë paraparë rreth 2000 vende të reja pune.

Iniciativa e quajtur “Nestle needs YOUth” është lansuar zyrtarisht nga shefi për Evropë i koncernit Nestle, Laurent Freixe, në Athinë.

“Në Evropë aktualisht janë 14 milionë njerëz të papunë nën 30 vjeç”, tha Freixe. “Qeveritë evropiane nuk munden vetëm të zgjidhin këtë problem dhe janë të varura nga mbështetja e ekonomisë”, tha Freixe në Athinë.

Ministri i grek i Punës ka përshëndetur iniciativën si pjesë e një përpjekjeje më të madhe për të luftuar papunësinë e të rinjve në Greqi.

“Të rinjtë ishin ato grupe sociale, të cilat janë goditur veçanërisht rëndë nga kriza ekonomike», tha Vroutsis, transmeton albinfo.

Nestlé ka të punësuar rreth 100 mijë punëtorë në Evropë. Në Zvicër papunësia në mesin të rinjve është vetëm 3.4 për qind. Por, edhe këtu kompania e ushqimit planifikon të punësojë deri në vitin 2016 një total prej 2130 personash. Nestlé në Zvicër aktualisht ka të punësuar rreth 10 mijë njerëz.

Lajme të ngjashme

Back to top button