Milevski ka parashtruar një mijë amendamente të Ligjit për noteriat

Deputeti Goran Milevski sot deri te Kuvendi ka parashtruar një mijë amendamente të Propozim-ligjit për noteriat.

Në kumtesën e Partisë Liberal-Demokratike, lider i së cilës është Milevski theksohet se Propozim-ligji i ri do ta komplikojë procedurën para noterit, ndërsa ekzsiston siguri e madhe se do të rriten edhe shpenzimet noteriale, si dhe koha e nevojshme për përfundim të disa punëve noteriale.

“Me këtë vendim ligjor përfitim do të kenë numër i vogël i avokatëve të afërt me pushtetin, sërish në llogari të qytetarëve, ndërsa avokatët tjerë do të mbeten me “duar bosh”, konsideron Milevski.

Debati për këtë Ligj do të fllojë të martën në Komisionin kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button