Zoti e shpëtoftë gazetarinë nga gazetarët joprofesionistë!

[Recension: “Alija, i sëmurë psiqik, i kërcnuar apo i “shitur”?!”]

Ditëve të fundit në opinion bëri bujë revolta e një qytetari që para medieve iu vërsul përfaqësuesve të partisë shqiptare në pushtet, me akuza për mitmarrje. Të gjithë e cilësuan aktin si heroik, në një shoqëri ku mund të numërohen me gishta personat që i kundërvihen pushtetit, e sidomos me akuza të tilla serioze. Por ja që ndodhi. Ishte si një shpresë në gjithë këtë shoqëri të konservuar përplot me politikë të një lloji, që iu dha shpresë edhe të tjerëve të cilëve u ka ndodhur një gjë e tillë që të ngrenë zërin dhe të tregojnë publikisht rastin e tyre. Pa hyrë në detaje, do të ndalemi tek një lajm i cili është shkruar në portalin “Fakte.net” pikërisht për këtë ndodhi.

Alija i sëmurë psiqik i kërcnuar apo i “shitur” FAKTE.NETLinku deri te artikulli origjinal“Alija, i sëmurë psiqik, i kërcnuar apo i “shitur”?!”

Data dhe koha e publikimit: 23.01.2016

Data e recensionit: 24.01.2015

Recensuese: Ferikan Iljazi

Teksti që po recensojmë ka synuar që të vejë në dukje karakterin e dobët të këtij qytetari të revoltuar i cili nuk e mbajti “inatin” më shumë se një ditë. Të nesërmen personi doli me një video incizim në të cilin lavdëron, lartëson liderin e BDI-së,  dhe hedh poshtë të gjitha akuzat që i ka bërë, pa asnjë shpjegim. Sidoqoftë, këtë që ndodhi e kanë shfrytëzuar shumica e portaleve për të vjellë vrerin mbi “Ali pishmanin” siç e quanin disa. Teksti që po e recensojmë përdorë fjalë të ulëta, degraduese për këtë person, edhe pse nuk jemi ne ata që duhet të shajnë e degradojnë. Këtë gjë në fakt nuk duhet ta bëjë askush, por sidomos ne.

“Fenomeni “Ali Gërçeci” flet më së miri në çfarë stadi ka arritur shoqëria jonë. Veprimet e tij të fundit flasin se vetëm tri janë opsionet e mundura për sjelljen e tij. E para, të bëhet fjalë për person me të meta psiqike, i pallogaritshëm, senil. I dyti, t’a kenë kërcënuar dhe shantazhuar aq keq pushteti, t’ia kenë kërcënuar fëmijët, familjen, gjithçka, dhe opsioni i tretë, të jetë “shitur”, për një shumë të caktuar, benifit, etj”

Çfarë mund të quhet një tekst i tillë ku gazetari lejon që dora e tij të shkruajë fjalë poshtëruese për secilin që mendon se duhet të shkruajë. Për të mos e lënë me kaq. Gazetari jep përfundim se personi që ka kthyer prapa gjitha akuzat, është person me të meta psikike, veprim ky që rrezikon padi për fyerje dhe diskreditim. Asnjë lexues “nuk e blen” këtë informacion. Sepse gjithësecili e din që gazetari nuk është psikiatër. Andaj, autori ka dështuar për të bindur të tjerët se ajo që thotë është e vërtetë. Gjithë çfarë ka arritur është të krijojë përshtypje të keqe për profesionalizmin e tij dhe kurrë më mos të merret seriozisht.

“Sidoqoftë, kjo që po na ndodhë flet se partia në pushtet BDI, është aq në panik të madh nga humbja, saqë është e gatshme edhe të kërcnojë edhe të “blejë” edhe të bëjë foto me njerëz me probleme psiqike. Jo që se ka bërë herë tjera këtë…”

“Zoti na ndihmoftë” thotë autori, duke bërë publikisht një lutje që nuk e ka vendin në raportim.

Kam veçuar katër nene të Kodeksit të Gazetarëve të Maqedonisë të cilët po të ishin respektuar, nuk do të shkruhej një tekst i tillë. Kështu gazetarët profesionistë zotohen se :

(Neni 10) Gazetari nuk ka për të krijuar ose përpunuar me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk ka për të folur me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, orientimi seksual…

(Neni 13) Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe      komenteve.

(Neni 15) Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën. Komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit.

(Neni 16) Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë mediumin e tij për larjen e hesapeve me persona të ndryshëm përfshirë këtu edhe kolegët e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button