OBSH: Gjendje alarmante, Zika po përhapet vrullshëm

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka angazhuar një ekip emergjence pas përhapjes së vrullshme të virusit Zika.

Ndërkaq ekipi do të takohet të hënën për të vendosur nëse virusi Zika, duhet të trajtohet si një gjendje emergjente globale.

Zika është një virus që është shfaqur tek mijëra foshnje të lindura me tru të vogël, e që rastet u diagnostifikuan në Brazil,  transmeton Klan Kosova.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Margaret Chan tejet i tronditur, tha se kjo nuk pritej nga ky virus:

‘’Nga një kërcënim i vogël, Zika u bë në një nga viruset me përmasa alarmante’’, transmeton Klan Kosova.

Hera e fundit që gjendje emergjente u shpall ndërkombëtarisht, ishte përhapja e Ebolës në Afrikën Perëndimore,  ku si pasojë e saj vdiqën më shumë se 11 mijë persona, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button