Krim monstruoz: Nënë e bijë i vrasin bebet

Policia në Republikës Serbe të Bosnjës, ka burgosur një grua dhe bijën e saj nën dyshimet se ato së bashku kanë kryer me vetëdije një akt monstruoz.

Vojkana Bogojeviq, dhe vajza e saj Sanja u vunë nën pranga pasi që ato kanë mbytur tri bebe të porsalindura të cilat e reja i kishte me burra të ndryshëm e bashkë me to janë arrestuar edhe tre meshkuj që dyshohen të jenë baballarë  të foshnjeve të mbytura.

Në mesin e të arrestuarve është edhe Rade Bogojeviq, kushëriri i vajzës, i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me person të pafuqishëm.

Ata kanë pranuar se kishin marrëdhënje seksuale me vajzën nga fshati Trnjin, por se kanë mohuar të jenë etërit e foshnjeve të mbytura pasi që sipas tyre , Sanja Bogojeviq, kishte pasur marrëdhënie seksuale  me shumë persona.

Foshnjat që kishin lindur në vitet 2011, 2013 e 2015, mendohet sipas autoriteteve se janë varrosur nga dy të dyshuar atnë një vend jo larg nga shtëpia ku banonin, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.

Gjithë kjo ngjarje është zbuluar pasi që Sanja Bogojeviq, ishte parë pa bark të fryrë vetëm një kohë të shkurtër pasi që ishte vërejtur se është shtatzënë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button