KSHZ do të fitojë 50 automjete dhe zyra të reja

Qeveria ka vendosur që Komisionit shtetëror të zgjedhjeve ti japë përkohësisht 50 automjete për nevojat e veta për përgatitje të zgjedhjeve. Po ashtu KSHZ do të fitojë edhe zyra shtesë pranë ndërtesës së ish-“Nova Makedonija”.

Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë po ashtu duhet që teknikisht, në tërësi ti pajisë hapësirat e KSHZ-së, që të ketë shkallë të lartë të sigurisë së mbrojtjes, në të cilën do të ruhen të gjitha materialet lidhur me zgjedhjet e ardhshme, njoftojnë nga Qeveria. Po ashtu, një pjesë e institucioneve shtetërore morën për detyrë që ti dërgojnë të dhënat nga regjistrat dhe bazat e të dhënave me të cilat disponojnë, që të azhurnohet lista zgjedhore.

KSHZ në afat sa më të shkurtër duhet që në Entin statistikor të shtetit të dorëzojë edhe mendim për metodologjinë e udhëheqjes dhe azhurnimit të listës zgjedhore, ndërsa e obligoi, Entin shtetëror të statistikës, që në afat sa më të shkurtër të dorëzojë mendim dhe përgjigje deri në KSHZ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button