MPB: Transit i rregullt i emigrantëve pas ngecjes së përkohshme

Dje prej orës 15 deri në orën 18 është mbyllur kufiri jugor te kota 59, ndërsa shkak për mbylljen e përkohshme të kufirit jugor në Tabanoc është ajo se ka pasur rreth 600 emigrantë të cilët kanë pritur të hyjnë në Serbi dhe të vazhdojnë më tej në vendet përgjatë marshutës së Ballkanit Perëndimor. Këtë për MIA­n e konfirmuan sot në mëngjes nga MPB dhe informuan se pas orës 18 dje situata ka qenë e rregullt.

Sipas informacioneve të MPB­së, dje edhe në qendrën për pranim në Gjevgjeli rreth 650 emigrantë kanë pritur që ta vazhdojnë rrugën drejt Tabanocit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button