Do të përforcohet kontrolli mbi punën e policisë

­ Projekt për përkrahjen e vendosjes së mekanizmit të jashtëm për kontroll të punës së policisë do të promovohet sot në Shkup, i cili do të realizohet në një periudhë prej pesë muajsh dhe pritet të përfundojë deri në fund të muajit prill të këtij viti.

Projekti është financuar nga Këshilli i Evropës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës dhe i zbatuar nga ana e Këshillit të Evropës. Qëllimi i projektit është të sigurojë përkrahje për autoritetet kombëtare në procesin e vendosjes së mekanizmit të jashtëm të pavarur dhe efikas për kontroll të punës së policisë. Ky mekanizëm ka vlera thelbësore për funksionimin e një shërbimi policor demokratik dhe përgjegjës, i cili duhet të jetë i aftë të ballafaqohet me thëniet, me shtrirje të gjerë, kundër policisë në mënyrë proporcionale dhe adekuate, në pajtim me seriozitetin e ankesës së parashtruar dhe implikacionet nga e njejta në raport të nëpunësit policor të fyer. Rezultati i pritur i projektit është të identifikohet modeli më adekuat i mekanizmit të pavarur për kontroll të punës së policisë, i cili do të prezantohet para opinionit profesional më të gjërë dhe i pranuar nga ana e faktorëve kombëtarë relevantë dhe personat të cilët i sjellin vendimet.

Fjalime përshëndetëse në promovim mes të tjerash, duhet të kenë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ambasadori i Mbretërisë së Holandës Vauter Plomp.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button