Javorja bullgare “Kapital”: Han nuk është nxjerrë nga konteksti, këtë e konfirmoi Kocijançiq

Javorja bullgare “Kapital” për “Meta” njoftoi se euro- komisari Johanes Han nuk është nxjerrë nga konteksti dhe se me besueshmëri është përçuar deklarata e tij.

“Deklarata e Han është përçuar si duhet dhe nuk është nxjerrë nga konteksti. E dëgjova edhe njëherë incizimin dhe i verifikova vërejtjet dhe më pas kontaktova edhe me zëdhënësen Maja Kocijançiq. Ajo nuk kishte vërejtje ndaj intervistës dhe tha se e njëjta është gabimisht e transmetuar nëpër mediumet maqedonase” deklaroi për “Meta” Miroslava Gjurova, gazetarja e javores bullgare “Kapital” siç ka bërë intervista me euro- komisarin.

Gjurova tha se Han gjatë intervistës, kur ka folur për shtetin tonë, i ka përdorur të dy termet, referencën, por edhe emrin kushtetues.

“Kjo është çështje e ndjeshme. Intervista ishte e gjatë, kështu që euro- komisari i ka përdorur të dy termet” tha Gjurova.

Kocijançiq konfirmonte se “Kapitali” bullgar me siguri ka nxjerr nga konteksti deklaratën e Han dhe se euro- komisari ngel në deklaratën e tij të fundit se angazhohet për zgjidhje konsensuale nga të gjitha partitë për datën e zgjedhjeve që të organizohen zgjedhje korrekte, në përputhje me standardet evropiane.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button