“Të gjithë bashkë”, në Time Square, kundër armëve kimike në Shqipëri

Dibranë, kosovarë, shqiptar nga Shqipëria , mërgimtarë nga të gjitha trojet shqiptare, anekënd Amerikës do të protestojnë sot në Times Square,  në New York. Protesta ka të bëjë kundër armëve kimike të Sirisë në Shqipëri.  Të gjitha grupet , shoqatat, organizatat pa dallime  feje, pa dallime politike, të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në pesë zonat elektorale dhe jashtë tyre, në New York , sot  njëzëri do të protestojnë kundër armëve  kimike.

“Të gjithë bashkë”, ishte vetëm një  thirje që ringjalli dhe  sensibilizoi gjithë bashkëkombësit  tanë në përgjithësi”, u shpreh Julinda Daci, dibrane nga SHBA, mërgimtare e shkuar vite më parë,  por aktiviste e denjë në shumë organizime  për të drejtat e shqiptarëve kudo që janë. 
“Pas marrjes  së  lejes nga organet e policisë në New York, të gjithë shqiptarët do të bëhemi një  kundër armëve kimike në  Shqipëri.  Rrënjët shqiptare nuk durojnë gjëra të tilla të vrasin jetë njerëzish për interesa politike, ndaj e pamë të udhës një protestë paqësore për vëllezërit tanë në Shqipëri”,nënvizoi Julinda Daci . 

Ajo , tha se sot  do të protestojnë më qindra  shqiptarë ,të gjithë për një qëllim të vetëm  të shpëtoje Shqipëria  nga helmet ogurzeza por  edhe mbarë Ballkani”, përfundoi Daci.

Lajme të ngjashme

Back to top button